Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Turisti gjerman fiton mbi 900 euro dëmshpërblim pasi nuk gjente shezllone në hotelin në Greqi

Të Tjera  |  08.05.2026 Ora 8:51   

Një turist nga Gjermania është dëmshpërblyer me mbi 900 euro nga gjykata, pasi familja e tij nuk arrinte të gjente shezllone të lira gjatë pushimeve në Kos, në Greqia.

Sipas vendimit të gjykatës në Hanover, familja kishte paguar mbi 7 mijë euro për një pushim 11-ditor në një hotel luksoz me pishina dhe plazh, por shumica e shezlloneve rezervoheshin që herët në mëngjes nga mysafirët me peshqirë.

Turisti pretendoi se, pavarësisht rregullave të hotelit kundër rezervimit të shezlloneve, stafi nuk ndërhynte dhe familja e tij arriti të përdorte shezllone vetëm një herë gjatë gjithë pushimeve.

Gjykata vendosi në favor të turistit, duke e konsideruar pushimin “me mangësi”, pasi shërbimet e premtuara nuk ishin ofruar në mënyrë të arsyeshme.

Fenomeni i njohur si “lufta për shezllone” është bërë problem i zakonshëm në destinacionet turistike europiane, duke bërë që disa vende si Spanja dhe Qipro të ndalojnë rezervimin e tyre me peshqirë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing