Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa padit Samsungun me 15 milionë dollarë

Teknologji  |  11.05.2026 Ora 8:12   

Këngëtarja Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh ndaj Samsung, duke pretenduar se kompania ka përdorur imazhin e saj në paketimet e televizorëve pa leje.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Gjykatën Federale në Kaliforni, fotografia e artistes është përdorur në disa modele televizorësh të shitura në Shtetet e Bashkuara.

Padia përfshin akuza për shkelje të të drejtave të autorit, përdorim të paautorizuar të imazhit dhe shkelje të markës tregtare.

Fotografia, sipas ekipit ligjor të artistes, është realizuar gjatë performancës së saj në festivalin Austin City Limits Festival në vitin 2024, dhe të drejtat e saj i zotëron vetë këngëtarja.

Në padi thuhet gjithashtu se Samsung ka injoruar kërkesat për ta ndalur përdorimin e imazhit të artistes.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing