Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Francë, 16 familje ngrenë padi kundër TikTok-ut nën dyshimet për "abuzim"

Teknologji  |  11.05.2026 Ora 16:35   
TikTok po përballet me një padi kolektive në France, pasi 16 familje kanë akuzuar platformën për “abuzim me dobësinë” e adoleshentëve. Familjet pretendojnë se algoritmi i rrjetit social krijon varësi dhe ndikon negativisht në shëndetin mendor të të miturve, duke lidhur përdorimin e aplikacionit me raste depresioni, anoreksie dhe madje vetëvrasjeje. Avokatja Laure Boutron-Marmion deklaroi se TikTok është plotësisht i vetëdijshëm për efektet e sistemit të rekomandimeve, por sipas saj nuk po merr masa të mjaftueshme mbrojtëse. Padia synon drejtuesit e kompanisë në Francë dhe në nivel ndërkombëtar, ndërsa familjet kërkojnë që çështja të trajtohet penalisht dhe të forcohen rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Nga ana tjetër, TikTok ka theksuar se ka vendosur dhjetëra masa sigurie dhe mjete mbrojtëse për përdoruesit adoleshentë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing