Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Syzet inteligjente të kompanisë Meta po bëhen gjithnjë e më të njohura në treg, por njëkohësisht po shtohen edhe shqetësimet për privatësinë dhe përdorimin e tyre pa dijeninë e njerëzve.
Bëhet fjalë për syzet “Meta Ray-Ban”, të cilat kanë kamera pothuajse të padukshme dhe mund të regjistrojnë video apo të bëjnë fotografi me një prekje të thjeshtë. Sipas raportimeve, shumë persona janë filmuar në publik pa e ditur fare, ndërsa videot më pas janë publikuar në rrjete sociale.
Ekspertët paralajmërojnë se teknologjia e tillë mund ta bëjë shumë më të vështirë kontrollin e privatësisë në vende publike, sidomos pasi kompani të tjera të mëdha si Apple, Google dhe Snap po përgatiten të lansojnë versionet e tyre të syzeve smart.
Sipas të dhënave, deri tani janë shitur mbi shtatë milionë palë syze inteligjente të Meta-s, ndërsa analistët parashikojnë se në vitet e ardhshme numri i përdoruesve mund të arrijë deri në 100 milionë.
Megjithatë, kritikët thonë se përdorimi i kamerave të fshehta në syze mund të krijojë probleme serioze etike dhe ligjore, sidomos në lidhje me regjistrimin e njerëzve pa pëlqimin e tyre.