Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vendi  |  31.07.2026 Ora 7:39   

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe sot do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi në autoudhë do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, këto automjete do të qarkullojnë pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e policisë dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe shoferëve që ta respektojnë orarin e kufizimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing