Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova ndër vendet europiane me një raport relativisht të balancuar mes gjinive

Vendi  |  31.07.2026 Ora 8:47   

Kosova ka 103.8 gra për çdo 100 burra, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur ndër vendet europiane me një raport relativisht të balancuar mes gjinive.

Në rajon, Shqipëria ka 102.2 gra për 100 burra, Maqedonia e Veriut 101.9, Mali i Zi 103.3, ndërsa Serbia 105.6. Mesatarja e Bashkimit Europian është 104.2 gra për çdo 100 burra.

Raporti më i lartë në Europë është në Letoni, me 115.6 gra për 100 burra, ndërsa pas saj renditen Estonia me 110.8 dhe Lituania me 110.4. Këto dallime lidhen kryesisht me jetëgjatësinë më të madhe të grave, vdekshmërinë më të lartë te burrat dhe migracionin.

Në anën tjetër, në disa shtete burrat janë më të shumtë. Malta ka raportin më të ulët, me 88.3 gra për 100 burra, e ndjekur nga Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Luksemburgu.

Të dhënat tregojnë se, në përgjithësi, gratë janë më të shumta në popullsinë europiane, ndërsa diferencat mes shteteve ndikohen nga struktura e popullsisë, jetëgjatësia dhe migracioni.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing