Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Apple dënohet me 5.7 miliardë dollarë

Teknologji  |  29.09.2026 Ora 8:36   

Apple është urdhëruar të paguajë 5.7 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi një juri në SHBA e ka gjetur përgjegjëse për përdorimin pa leje të teknologjisë së një kompanie tjetër.

Kompania amerikane Taction Technology pretendon se Apple ka shkelur dy patenta për teknologjinë haptike, e cila mundëson vibrimet në pajisje gjatë veprimeve të ndryshme, si marrja e një mesazhi apo shtypja e një butoni.

Kjo teknologji përdoret në pajisje si iPhone dhe Apple Watch.

Apple ka mohuar se ka përdorur teknologjinë e Taction dhe ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin. Kompania argumenton se sistemi i saj “Taptic Engine” është i ndryshëm nga teknologjia e Taction.

Rasti nisi në vitin 2021, ndërsa një gjykatë në San Diego kishte vendosur në vitin 2023 se Apple nuk i kishte shkelur patentat. Çështja më pas shkoi në apel dhe përfundoi me gjykimin e fundit në Gjykatën Federale të Qarkut Jugor të Kalifornisë.

Juria nuk konstatoi se Apple i kishte shkelur patentat me dashje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing