Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova përpara Shqipërisë në reformën hekurudhore

Të Tjera  |  30.09.2026 Ora 7:51   

Kosova ka shënuar më shumë përparim se Shqipëria në reformën hekurudhore, sipas raportit të vitit 2025 për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka realizuar rreth 45 për qind të reformave hekurudhore, duke shënuar rënie nga 51 për qind një vit më parë. Ndërkohë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur në 62 për qind, Mali i Zi në 60, Bosnjë-Hercegovina në 52 dhe Serbia në 65 për qind.

Edhe në hapjen e tregut hekurudhor për operatorët, Kosova ka rezultat më të lartë se Shqipëria: 67 për qind kundrejt 52 për qind.

Raporti vëren megjithatë se në të gjithë rajonin, modernizimi i infrastrukturës, ndërtimi i terminaleve multimodale dhe lidhjet mes hekurudhave, porteve, aeroporteve dhe transportit rrugor po ecin relativisht ngadalë.

Sa i përket përputhjes së rregullave kombëtare me sistemin evropian të hekurudhave, Kosova arrin në 67 për qind, ndërsa Shqipëria në 42 për qind.

Raporti thekson gjithashtu se në vitin 2025 pati pak progres në krijimin e lidhjeve dhe procedurave hekurudhore ndërkufitare në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing