Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë tronditje në tregjet financiare nëse pritshmëritë e mëdha për këtë teknologji nuk përmbushen, ka paralajmëruar guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey.
Bailey tha se banka po e monitoron me shumë kujdes shumën e madhe të parave që po investohet në kompanitë e inteligjencës artificiale. Sipas tij, një korrigjim i çmimeve të aseteve mund të ndodhë në të ardhmen.
Kompanitë e teknologjisë po marrin investime të mëdha, ndërsa vlera e disa prej tyre ka arritur në triliona dollarë. Nvidia aktualisht vlerësohet rreth 5.5 trilionë dollarë, ndërsa kompani si Microsoft, Amazon, Meta dhe Alphabet po investojnë qindra miliarda dollarë në AI.
Bailey paralajmëroi se jo të gjitha kompanitë do të arrijnë pritshmëritë e investitorëve. Ai përmendi si shembull Netscape, një nga kompanitë e para dominuese në kërkimet online, e cila më vonë u zhduk nga tregu.
Përveç rrezikut financiar, guvernatori përmendi edhe sulmet kibernetike dhe “deepfake”-et si kërcënime të tjera që lidhen me AI. Megjithatë, ai theksoi se teknologjia ka edhe potencial të madh për të rritur produktivitetin dhe për të ndihmuar në punën e Bankës së Anglisë, përfshirë analizat që mbështesin vendimet për normat e interesit.