Se dyshja Shia LeBeouf dhe këngëtarja FKA twigs janë në lidhje ka disa ditë që flitet, por që tashmë lidhja e tyre është konfirmiar dhe të dy artistët janë parë bashkë edhe sot nëpër rrugët e Londrës.
Duket sikur aktori Shia është duke qëndruar në shtëpinë e këngëtares në Londër, meqë ata janë fotografuar fare pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin Britanik.
Lidhja e dy të rinjëve vjen pasi aktori 32 vjeq konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja e tij prej dy vitesh Mia Goth, ndërsa këngëtarja FKA, e që emri I saj I vërtetë është Tahilah Debrett Barnett u nda nga aktori I “Twilight”, Robert Pattinson vitin e kaluar, pas disa vitesh fejese. /radioplus/