Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kolegi ILIRIA nderon Akademik Muzafer Korkutin me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018

Kulturë  |  11.10.2018 Ora 11:32   
Kolegji ILIRIA dje në një ceremoni solemne, ka nderuar me çmimin shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018, akademikun nga Shqipëria, Muzafer Korkutin.

“Kolegji ILIRIA ndihet shumë shumë i nderuar dhe i repsektuar që ka kënaqësinë kaq të veçantë, një përsonaliteti shumë të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për kontributin që ka dhënë për kombin tonë, shkëncës dhe botës”, tha Presidenti i Kolegjit ILIRIA, duke ia dhënë çmimin, akademik Muzafer Korkutit.

Të pranishmit vlerësuan kontributin e jashtëzakonshëm në zbulimin e antikitetit shqiptar të akademikut Muzafer Korkuti.
Akademik, Muzafer Korkuti u shpreh u shpreh i nderuar për këtë vlerësim që i është bërë nga Kolegji ILIRIA.

“Për mua është nderë i veçantë dhe i madh që më bëri Kolegji ILIRIA, me dhënien e këtij çmimi. Ky çmim më kënaq sepse mbanë emrin “Iliria” sepse ky ëmër përfshinë territorin e mirëfilltë, autokoton të të parëve tanë, Ilirëve, pastaj arbërve e deri tëk shqiptarët, më kënaq edhe për faktinn që unë kësaj teme ia kam kushtuar studimet e mia gjithë jetën. Më kënaq edhe fakti që ky çmim mbanë emrin e Akesandër Stipqeviq, një figurë kaq e shquar e studimeve ilire”, tha laureate i këtij çmimi, Muzafer Korkuti.

Në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i librave “Akdademik Aleksandër Stipqeviq” dhe “Shqipja Standarde dhe gjendja aktuale e përdormit të saj".

 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing