Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

OBSH: Kosova qëndron mirë me imunizim, keq me sigurime shëndetësore

Shëndeti  |  07.04.2023 Ora 10:34   

Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, Oleksandr Martynenko, ka thënë se Kosova qëndron më mirë se sa vendet e rajonit për sa i përket imunizimit-vaksinimit, ndërsa duhet të punohet me shumë në fushën e sigurimeve shëndetësore.
 

Derisa ka folur për rëndësinë e shëndetit në Ditën Botërore të Shëndetit, ai ka thënë se duhet të investohet në shëndet, sepse sipas tij, kështu është më e lehtë dhe më e lirë për të parandaluar sëmundjet.
 

Ai ka thënë se zyra e OBSH-së është në përkrahje të institucioneve shëndetësore në Kosovë që t’u ndihmojë në përmirësimin e situatës për sa i përket shëndetin publik.

 

“Për sa i përket sistemeve shëndetësore në Kosovë ballafaqoheni me sfida të njëjta sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor por ne si zyrë, jemi këtu për t’i përkrahur institucionet shëndetësore për të përmirësuar situatën për sa i përket shëndetit publik. Në disa indikatorë Kosova qëndron më mirë për sa i përket shëndetit publik në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor e në disa qëndron me dobët”, ka deklaruar Martynenko, në një intervistë për Radio Kosovën.

 

Ai ka potencuar se Kosova qëndron mirë me imunizimin- vaksinimin në krahasim me vendet e rajonit ndërsa ka mangësi në fushën e sigurimeve shëndetësore.

“Për sa i përket vaksinimit dhe imunizimit të rregullt si dhe menaxhimit dhe monitorimin të sëmundjeve ngjitëse, Kosova qëndron mirë. Kurse fusha që ka nevojë të zhvillohet më mirë në Kosovë ka të bëjë më sigurimet shëndetësore dhe mbulimin financiar për shërbime shëndetësore, në mënyrë që të sigurohet që kushdo që ka nevojë për shërbime shëndetësore të mos mbes pa to si pasojë e mungesës financiare”, ka thekjsuar Martynenko.


Ai ka theksuar se një fushë e cila duhet të adresohet në mënyrë intensive është edhe rezistenca antimikrobike që ka të bëjë me konsumimin dhe marrjen e antibiotikeve pa përshkrim të mjekut. Sipas tij ata duhet të merren vetëm me përshkrim të mjekut dhe duhet të menaxhohet më mirë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing