Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

UP-ja nuk arrin t’i plotësojë vendet e lira për studentë

Vendi  |  11.09.2023 Ora 9:16   
Universiteti i Prishtinës nuk ka arritur t’i plotësojë vendet e lira në programet studimore as në afatin e dytë të pranimit të studentëve. 7 persona kanë aplikuar në programin Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore në Fakultetin Filozofik, nga 58 vende të lira. Sipas dekanit të Filozofikut, Dashamir Bërxulli, një ndër faktorët e rënies së numri të studentëve në UP është numri i lartë i institucioneve të arsimit të lartë në vend.
 
Vetëm shtatë persona kanë aplikuar në programin Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore në Fakultetin Filozofik në afatin e dytë të pranimit të studentëve, nga 58 vende të lira.

Njëjtë si në Fakultetin Filozofik edhe në njësi të tjera akademike nuk është plotësuar numri. Nga 2711 vende, sa ka hapur Universiteti i Prishtinës në afatin e dytë, vetëm gjysma janë plotësuar.

Dekani i Filozofikut, Dashamir Bërxulli, thotë se përkundër mospërmbushjes së vendeve të lira, kanë mjaftueshëm studentë për të vazhduar në zhvillimin e programeve studimore.

“Ne kemi mjaftueshëm për të mos rrezikuar mësimin, Rregullorja përcakton saktësisht numrin e grupeve, përkatësisht me 10 veta një program mund të fillojë që është akredituar, ne sigurisht i plotësojmë shumë mirë kriteret për secilin program për të qenë kompetitiv në treg dhe, po ashtu, duke iu ofruar programe përkatëse studentëve për të cilën kanë aplikuar edhe pse si numër total aplikimesh nga viti në vit ka filluar rënia”, tha Bërxulli.

Rënie drastike në UP është vërejtur edhe te programi Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik.

Në afatin e parë të pranimit vetëm pesë persona kanë aplikuar. Ndërsa në afatin e dytë janë shënuar 17 aplikime nga 54 vende të lira.

Sipas dekanit Bërxulli, në rënien e numrit të studentëve në UP ka ndikuar edhe numri i lartë i institucioneve të arsimit të lartë në vend.

“Mendoj që rënia e numrit të studentëve ka të bëjë me natalitetit, ka të bëjë me orientimin në treg në mënyrat e tjera, më herët universiteti ka qenë një kuptim I idealizuar në kuptimin e tregut. Por ka të bëjë edhe me faktin që Kosovës I nevojitet besoj unë një reformë e arsimit të lartë, mendojë që ne kemi shumë aktorë në treg të arsimit të lartë për kapacitete që ka Kosova dhe me numrin e studentëve”, tha Bërxulli.

Në vend ekzistojnë 9 institucione universitare publik dhe 12 kolegje private.

Sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja, UP-ja është duke u penalizuar pasi fokus ndër vite ka pasur avancimin e profesorëve dhe jo programet studimore.

“Vëmendja e Universitetit të Prishtinës duhet të jetë të studenti dhe të programet që i ofron. Aktualisht Universiteti ka qenë i fokusuar të avancimi i profesorëve dhe hiç fare i interesuar për studentët. Ajo

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing