Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

635 inspektime në institucione shëndetësore, 113 gjobitje

Vendi  |  12.09.2023 Ora 10:43   
 Nga janari i sivjetmë deri në gusht, Inspektorati Farmaceutik i ka realizuar 635 inspektime, ndërsa i ka gjobitur 113 subjekte, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të martën.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë masa ndaj 4 institucioneve shëndetësore private që u tha se nuk ishin të licencuara.

“Në vazhdën e aksioneve kontrolluese janë gjobitur 54 subjekte që posedonin produkte të jashtëligjshme, ndërsa 43 raste kur gjatë kontrollit ka rezultuar se në farmacitë e ndryshme mungon farmacisti, siç është e përcaktuar me ligj. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Farmaceutik ka ndërmarrë masa edhe ndaj 4 institucioneve shëndetësore private të cilat nuk ishin të licencuara”, thuhet në komunikatë.

MSH-ja ka theksuar se ndaj të gjitha rasteve janë ndërmarrë masa, bazuar në autorizimet ligjore.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore”, bëhet e ditur në njoftim.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing