
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, këto ditë, ka paralajmëruar aksion të madh të shkyçjes në Komunën e Obliqit, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.
Kjo kompani ka filluar aksionin në Obiliq dhe po bënë shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj dhe konsumatorëve ilegalë nga shërbimet e ujit.
KRU “Prishtina”, ka njoftuar edhe për një rast të vjedhjes së ujit, në rrugën “ Veterniku”, në Prishtinë.
“Fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër. Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, postuar sot në Facebook.
Pjesë e shkyçjeve është edhe një nga shkollat e njohura private në vend e cila që nga viti 2019 nuk ka paguar. Borxhi total i këtij institucioni ndaj kompanisë është mbi 6 mijë euro.
Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes intervenojnë në riparimin e defekteve në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona shërbimi: Rruga “Vicianum”, “Epiri”, “Sejdi Kryeziu”, ” Xhafer Shala”, “Konstandin Kristoforidhi”, ”Malush Kosova”, “Dervish Cara”, ”Arben Xheladini”,” Mehmet Devaja” si dhe në fshatin Lebanë dhe Bardhosh, njofton kjo kompani.
Bëhet e ditur se Inspektimi i konsumatorëve ilegalë dhe atyre me borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim./rtk/