Hailey ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. "Unë jam e papërsosur. Më kanë refuzuar. Por kam ende qëllim".
Ky mesazh, i shoqëruar me fotot e mrekullueshme të Hailey-t, i ka bërë fansat të pyesin veten për gjendjen e saj emocionale dhe dinamikën e çiftit.
Postimi vjen mes shqetësimeve në rritje për shëndetin mendor të Justin.
Fansat kanë vënë re pamjen e tij të çrregullt dhe sjelljen e zymtë në paraqitjet e fundit publike, gjë që bie në kontrast me pamjen e Hailey.
Pavarësisht këtyre paraqitjeve, thashethemet për martesën e tyre kanë vazhduar të fitojnë vëmendje.
Ndërkohë, Hailey ka ofruar mbështetjen e saj për Justinin, burimet thonë se bilanci i betejave të tij emocionale po rëndojnë mbi të. Teksa çifti i kalon këto sfida, thashethemet për divorc vazhdojnë të qarkullojnë.