Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ambasada e Kosovës në Austri del me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentëshoferëve

Të Tjera  |  14.02.2025 Ora 16:07   
Ambasada e Kosovës në Austri, ka njoftuar se nga 1 marsi, do të hyjë në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të patentës së shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës, në Austri

Zyrtarisht nga 1 mars 2025, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të patentës së shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë një patentë shoferi të vlefshme të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës nuk kanë më nevojë të japin provim praktik për konvertimin e saj në një patentë austriake, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës, në Vjenë.

Ky lehtësim vlen për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit të lëshuara në Republikën e Kosovës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing