Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Marvel gati për një fillim të ri: X-Men dhe Avengers: Secret Wars do ta ndryshojnë krejt MCU-në

Film  |  21.07.2025 Ora 8:13   

Kevin Feige ka konfirmuar që pas përfundimit të Avengers: Secret Wars, Marvel Cinematic Universe (MCU) do të kalojë në një fazë të re – një “reset” i madh, i cili nuk do të fshijë historinë ekzistuese, por do të ristrukturojë narrativën për të ardhmen.

Në intervistë për Variety, Feige theksoi se “Secret Wars” nuk është një përfundim si “Endgame”, por përkundrazi, është një pikënisje. Si pjesë e kësaj faze të re, Marvel Studios ka nisur zhvillimin e filmit të ri X-Men, që do të drejtohet nga Jake Schreier. Kastingu nuk ka nisur ende, por është konfirmuar që mutantët do të rishfaqen me versione të reja dhe më të rinj të personazheve ikonë si Profesor X, Magneto e të tjerë.

Feige theksoi që X-Men kanë qenë gjithmonë histori për të rinjtë që ndihen të ndryshëm – një temë që do të vazhdojë të jetë në zemër të këtij reboot-i të butë.

Ky hap vendimtar vjen ndërkohë që Marvel po mbyll fazën e gjashtë me Avengers: Doomsday dhe Secret Wars, për të hyrë në fazën e shtatë, ku MCU pritet të transformohet në mënyrë rrënjësore.

Në pritje të detajeve të reja, fansat mund të presin një rilindje të vërtetë të sagës Marvel me X-Men si pjesë kyçe të së ardhmes së saj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing