Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aftësia për të qëndruar në një këmbë nuk është vetëm çështje balanci, por një tregues i rëndësishëm i shëndetit fizik dhe mendor, veçanërisht pas moshës 50-vjeçare, thonë ekspertët.
Sipas studimeve, balancimi në një këmbë lidhet drejtpërdrejt me forcën muskulore, shëndetin e trurit dhe rrezikun nga rrëzimet. Me kalimin e viteve, humbja e masës muskulore dhe përkeqësimi i koordinimit e bëjnë këtë ushtrim gjithnjë e më sfidues.
Hulumtimet kanë treguar se personat që nuk arrijnë të qëndrojnë 10 sekonda në një këmbë kanë rrezik më të lartë për probleme serioze shëndetësore dhe rënie të funksioneve njohëse. Në anën tjetër, ata që e praktikojnë rregullisht këtë ushtrim kanë stabilitet më të mirë, reagime më të shpejta dhe kujtesë më të fortë.
Ekspertët rekomandojnë që ushtrimet e balancës të praktikohen disa herë në javë, ose të përfshihen në aktivitetet e përditshme, si larja e dhëmbëve apo qëndrimi në kuzhinë. Edhe 5–10 minuta në ditë mund të kenë ndikim të madh në shëndetin afatgjatë.