Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Preferencat tona shoqërore nuk varen vetëm nga karakteri apo personaliteti, por edhe nga mosha. Studimet tregojnë se mënyra se si krijojmë dhe ruajmë marrëdhënie shoqërore ndryshon ndjeshëm gjatë jetës.
Në rini, njerëzit priren të kërkojnë njohje të reja dhe të ndërtojnë rrjete të gjera shoqërore. Me kalimin e viteve, ky fokus zhvendoset drejt një rrethi më të vogël miqsh të afërt. Sipas hulumtimeve, miqësitë kanë ndikim pozitiv në shëndet dhe jetëgjatësi në çdo moshë, por në pleqëri ato shndërrohen në një burim kyç lumturie dhe kënaqësie me jetën.
Madje, studime kanë treguar se ndërveprimet me miqtë në moshë të shtyrë shpesh janë më të këndshme dhe më pak stresuese sesa ato me familjarët e afërt. Kjo lidhet me faktin se miqësitë zakonisht bazohen më shumë në zgjedhje personale dhe më pak në detyrime.
Psikologia Katherine Fiori nga Adelphi University thekson se të moshuarit me vetëdije e zvogëlojnë rrjetin e tyre shoqëror për t’u përqendruar në marrëdhënie më të thella dhe kuptimplota. Kjo strategji sjell përfitime emocionale, por njëkohësisht mund të krijojë edhe sfida, veçanërisht nëse rrjeti shoqëror bëhet tepër i kufizuar.//BBC