Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të gjithë kemi dëgjuar se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës, por studimet e fundit tregojnë se situata është më komplekse. Hulumtimet mbi lidhjen mes mëngjesit dhe shëndetit tregojnë rezultate të ndryshme:
Mëngjesi ndihmon trupin të rikuperojë energjinë pas agjërimit të natës dhe mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak.
Konsumimi i një mëngjesi të pasur me proteina dhe fibra mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës.
Sipas disa studimeve, ato që hajnë mëngjes rregullisht shpesh ndjekin zakone të tjera shëndetësore, si aktivitet fizik dhe jo-duhanpirja.
Megjithatë, nuk ka një recetë universale. Orari i vaktit dhe përbërja e tij mund të ndikojnë më shumë se sa fakti nëse e hani apo jo. Disa studime sugjerojnë se një mëngjes më i madh dhe një darkë më e lehtë ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe nivelit të sheqerit.
Ekspertët këshillojnë: dëgjoni trupin tuaj. Mëngjesi është më i rëndësishëm për ata që janë të uritur në mëngjes, por gjithashtu rëndësi ka të ushqeheni rregullisht gjatë gjithë ditës për të mbajtur nivelin e sheqerit dhe energjinë në balancë.