Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një pushim i shkurtër gjatë pasdites mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin e trurit, sugjeron një studim i realizuar nga studiues të University College London.
Sipas hulumtimit, personat që flenë rregullisht gjatë ditës kanë volum më të madh të trurit, çka lidhet me ngadalësimin e procesit të plakjes me disa vite. Studimi analizoi të dhënat e mijëra personave të moshës së mesme dhe zbuloi se përfitimet janë më të dukshme tek ata që e bëjnë gjumin e drekës si zakon të vazhdueshëm.
Ekspertët theksojnë se pushimet e shkurtra prej 15 deri në 20 minuta, veçanërisht mes orës 14:00 dhe 16:00, mund të përmirësojnë përqendrimin, reagimin dhe gjendjen emocionale për disa orë pas zgjimit.
Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se gjumi gjatë ditës nuk duhet të zëvendësojë gjumin e plotë të natës, i cili mbetet thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor.