Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova në ditë zie për akademikun Rexhep Qosja

Vendi  |  24.04.2026 Ora 7:39   
Kosova sot është në ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Vendimi është marrë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi atë si një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

Varrimi i të ndjerit është zhvilluar në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e familjes së ngushtë, në përputhje me dëshirën e tij. Familjarët kanë bërë të ditur se nuk do të ketë organizime të tjera pritjeje apo pjesëmarrje në aktivitete institucionale.

Rexhep Qosja konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe mendimit kritik shqiptar. Ai ka dhënë kontribut të veçantë si studiues, profesor dhe autor i shumë veprave letrare dhe studimore, duke lënë një gjurmë të thellë në kulturën shqiptare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing