Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie ose përjashtimi social

Vendi  |  28.05.2026 Ora 7:45   

Rreth 72.4 milionë persona në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jetojnë në rrezik varfërie, ndërsa Shqipëria mbetet ndër vendet më të prekura në Evropë nga vështirësitë ekonomike.

Sipas të dhënave të Eurostat, 16.3% e popullsisë së BE-së jeton me të ardhura nën pragun e varfërisë. Ndërkohë, në Shqipëri, rreth 40.5% e qytetarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, pothuajse dy herë më shumë se mesatarja evropiane.

Situata është më shqetësuese te familjet me fëmijë, ku niveli i rrezikut arrin në 44.5%. Po ashtu, Shqipëria raportohet të ketë nivelin më të lartë në Evropë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik varfërie.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me kostot e larta të jetesës, pagat e ulëta dhe emigrimin, duke theksuar se përfitimet nga rritja ekonomike nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing