Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e parë të vitit 2026 ka shënuar rritje prej 2.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2025, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.3%, por në nivel vjetor trendi mbetet në rritje.
Rritjet më të mëdha të çmimeve janë regjistruar te lëkura dhe artikujt e saj (23.2%), produktet minerale (11.5%), instrumentet optike, fotografike dhe medicinale (7.2%), si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (7%).
Në anën tjetër, ulje të çmimeve janë vërejtur te produktet bimore, tekstili, plastika, kauçuku, metalet bazë dhe letrat.
ASK thekson se këto lëvizje pasqyrojnë ndryshimet në tregjet ndërkombëtare të importit.