Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kur temperaturat rriten, shumë njerëz zgjedhin një dush të ftohtë për t’u freskuar. Megjithatë, ekspertët thonë se kjo ndjesi lehtësimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupi po ftohet më shpejt.
Trupi i njeriut funksionon në mënyrë optimale rreth temperaturës 37°C dhe përdor disa mekanizma natyralë për ta ruajtur këtë ekuilibër, si djersitja, zgjerimi i enëve të gjakut dhe shpërndarja e nxehtësisë përmes lëkurës.
Djersitja është një nga mënyrat kryesore që trupi përdor për t’u ftohur, ndërsa qarkullimi i gjakut ndihmon që nxehtësia nga brendësia e trupit të largohet drejt sipërfaqes së lëkurës.
Kur temperaturat jashtë janë shumë të larta, këto mekanizma mund të mos mjaftojnë dhe rreziku për mbinxehje të trupit rritet.