Gjithnjë e më shumë të rinj po përdorin ilaçe me recetë dhe substanca të tjera si alternativë ndaj alkoolit gjatë daljeve, kryesisht për të ulur ankthin social.
Disa prej tyre përdorin barna si pregabalina dhe propranololi, të cilat i blejnë edhe në mënyrë të paligjshme përmes internetit. Përdoruesit thonë se këto substanca i ndihmojnë të ndihen më të qetë dhe socialë, pa efektet e padëshiruara të alkoolit.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i barnave pa mbikëqyrje mjekësore, sidomos në doza të larta, mund të shkaktojë varësi dhe probleme serioze shëndetësore.
Rreziku rritet edhe kur barnat blihen nga burime të pakontrolluara. Fenomeni lidhet edhe me rritjen e ankthit social te të rinjtë dhe me largimin e një pjese të gjeneratës Z nga alkooli.
Në Britani, një sondazh tregoi se 26 për qind e 18–24-vjeçarëve nuk konsumojnë alkool, krahasuar me 7 për qind në vitin 2012. Ekspertët shqetësohen se përdorimi i barnave për të përballuar situatat sociale mund të krijojë varësi psikologjike, duke bërë që të rinjtë të besojnë se nuk mund të shoqërohen apo të përballojnë situatat e përditshme pa ndihmën e substancave.
Ndërkohë, përdorimi i pregabalinës është rritur ndjeshëm në disa vende, ndërsa të dhënat në Angli dhe Uells tregojnë edhe rritje të rasteve të vdekjeve ku ilaçi është përmendur në helmime të lidhura me drogën.