Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një numër i madh grash dhe nënash përballen me atë që ekspertët e quajnë “ngarkesë mendore” – përgjegjësinë për të planifikuar, organizuar dhe mbajtur mend detajet që e mbajnë një familje në funksion.
Kjo përfshin detyra si kujdesi për oraret e fëmijëve, aktivitetet shkollore, vizitat te mjeku, blerjet, organizimin e shtëpisë dhe shumë vendime të vogla të përditshme.
Sipas studimeve, kjo barrë bie më shpesh mbi gratë, veçanërisht nënat, edhe krahas punëve fizike në shtëpi. Një hulumtim me 3 mijë prindër në SHBA ka treguar se nënat përballojnë rreth 71 për qind të detyrave që kërkojnë përpjekje mendore.
Ekspertët thonë se kjo përgjegjësi e vazhdueshme shpesh mbetet e padukshme, por mund të ndikojë në lodhje, stres, mungesë gjumi dhe vështirësi në përqendrim.
Psikologët theksojnë se problemi nuk është vetëm kryerja e një detyre, por edhe gjithë procesi pas saj – të menduarit paraprakisht, planifikimi dhe kujdesi që gjithçka të funksionojë.
Sipas ekspertëve, ndarja më e barabartë e përgjegjësive në familje nuk do të thotë domosdoshmërisht ndarje 50 me 50, por që të dy partnerët të marrin përgjegjësi të plota për pjesët e tyre.