Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"Injured Generation" brendi me dizajnet më të veçanta (Foto)

Të Tjera  |  04.02.2019 Ora 20:22   
Arti përfshinë një gamë të gjerë të aktiviteteve, krijimeve, dhe mënyra të shprehjes njerëzore, përfshirë muzikën, literaturën, filmin, skulpturën dhe pikturën. Disa të rinjë nga Prishtina duket se kanë thyer barriera në këtë drejtim.
“Injured Generation” është risia më e re në treg  ku Lorenti dhe Liraku, artin dhe imagjinatën e tyre e shfaqin përmes atleteve dhe bluzave.

Në emisionin Plus n’4  në Radio Plus ishin të ftuar “Injured Generation”, me protagonist këta të rinjë ku treguan më detajisht për fillimet, punën, risitë dhe planet për të ardhmen.

Dizajnimi i këtyre patikave bëhet kryesisht nga kërkesat e klientëve por edhe nga imagjinata e Lorentit dhe Lirakut ku inspirimin e marrin nga reperi i famshëm amerikan Asap Rocky.  Deri më tani “Injured Generation”  ka modeluar deri në 40 palë atlete të ndryshme  dhe bashkëpunimet nga estrada shqiptare nuk ka munguar. Dj Dagz, Dj PM, Capital T janë disa nga artistë e njohur kosovar që janë posedues të tyre.

Në ditët e ardhshme, “Injured Generation” do të lansoj linjën tjetër të atleteve të cilat do të jenë “special edition”, pra në shitje vetëm 11 palë në treg.

Nga dje janë në treg edhe bluzat unike të dizajnuara nga vëllezërit dhe motra ku secila prej tyre poashtu janë nga 11 copë.

Momentalisht, “Injured Generation” mund ti gjeni në rrjetin social Instagram ku edhe bëhen porositë por edhe  postojnë më të rejat e fundit nga atletet dhe bluzat që i lansojnë në treg.

Instagram : injuredgeneration

  

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing