Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Scooter Braun është gati të flasë me Taylor Swift, por jo përmes rrjeteve sociale

Muzikë  |  22.11.2019 Ora 10:38   
Pas gati gjashtë muajsh që kur ka filluar të ndjehet zemërimi I madh në mes Taylor Swift dhe producentit Scooter Braun, ky I fundit u ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre që edhe ofenduan rëndë atë, duke filluar nga Taylor Swift.

Braun 38 vjec, bleu kompaninë  Big Machine Records, duke u bërë të tijat edhe 6 albumet e para të Swift, të cilat ajo për vite me rradhë ishte përpjekur ti blejë, kështu Swift filloi ta quante atë një ngacmues, manipulues etj. Në anën tjetër nuk kishim asnjë prononcim apo postim të producentit Braun, ai ishte pjesëmarrës në konferencën e industrisë Argëtuese, ku u pyet se pse po “mban kokën e fshehur” kur po përshkruhet si ‘zuzar” nga fansat e Swift.

“Unë kur nuk pata një ftesë apo një mundësi të flas për këtë me Taylor Swift, po jetojmë në një kohë helmuese, ku njerëzit mendojnë se në rrjete sociale mund ti thuash të gjitha, në vend se të ulesh e të flasësh. Për këta 6 muaj nuk e kam thënë as një fajlë për këtë gjë, asnjë postim, përkundër urrejtjes dhe opinioneve të ndryshme ofenduese që mora, nuk jam tip I tillë” – ka thënë ndër të tjera Scooter Braun.

Pak ditë më parë TMZ paralajmëroi se Braun mori edhe kërcënime me vdekje tek studio e tij, pikërisht për këtë gjë, e që besohet se vinin  nga fansat e Swift. Në anën tjetër Taylor është lejuar ti këndojë këngët e planifikuara në AMA, ku ajo do të nderohet gjithashtu me cmimin si Artistja e Dekadës. /radioplus/  
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing