Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Euro bie në nivele rekord në tregun shqiptar - 1 euro këmbehet me 96.91 lekë

Të Tjera  |  17.09.2025 Ora 7:59   

Monedha europiane ka shënuar një rënie historike në tregun shqiptar. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se këtë fillim jave, 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë, një ulje prej rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit.

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se faktorët kryesorë të kësaj rënieje janë turizmi, remitancat dhe hyrja e kapitalit të huaj në vend. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, mbi 500 milionë euro kanë hyrë përmes remitancave, ndërsa turistët kanë shpenzuar mbi 2.1 miliardë euro.

Sipas ekspertit Adrian Civici, Shqipëria tashmë është futur në një ekuilibër të ri monetar dhe nuk duhet pritur që euro të rikthehet në nivelet e para tre apo katër vitesh.

Nga kjo situatë përfitojnë importuesit dhe qytetarët me kredi në euro, ndërsa humbësit kryesorë mbeten eksportuesit. Banka e Shqipërisë ndërkohë ka tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu, si përpjekje për të mbajtur stabilitetin.

Ekspertët paralajmërojnë se e ardhmja e euros në tregun shqiptar do të varet nga hyrjet valutore dhe balanca e tregtisë së jashtme gjatë muajve në vijim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing