Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas kërkimit të bërë nga Illicit Encounters, 79% e grave e kanë kuptuar saktë se partneri i tyre po tradhtonte, krahasuar me vetëm 49% të burrave. Gratë gjithashtu kanë dyfish më shumë gjasa t’i përballen bashkëshortëve të tyre dhe më shumë se dyfish më shumë të angazhojnë një hetues privat.
Sa i përket pranimit të tradhtisë, të dyja gjinitë kanë treguar sjellje të ngjashme: 85% e grave dhe 82% e burrave e kanë mohuar tradhtinë kur janë ballafaquar.
Zëdhënësi i faqes, Christian Grant, tha se gratë duket se i besojnë instinktit të tyre, ndërsa burrat ose nuk e kuptojnë, ose janë shumë të kujdesshëm për të akuzuar partneret pa qenë plotësisht të sigurt.