Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot, më 17 shtator, shënohet Dita Botërore e Sigurisë së Pacientit, një iniciativë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e trajtimeve të sigurta dhe të besueshme për të gjithë pacientët.
Tema e këtij viti është: “Kujdes i sigurt që nga fillimi për çdo foshnjë dhe çdo fëmijë”, duke vendosur theksin te mbrojtja e më të vegjëlve, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj rreziqeve gjatë trajtimeve shëndetësore.
Statistikat globale tregojnë se miliona pacientë çdo vit pësojnë pasoja nga gabimet ose kujdesi jo i duhur, ndërkohë që shumë prej tyre mund të parandaloheshin me protokolle më të qarta, trajnime më të mira dhe më shumë përkushtim nga stafi mjekësor.
Kjo ditë na kujton se siguria e pacientit nuk është luks, por një e drejtë themelore. Edhe në Kosovë, kjo nënkupton më shumë kujdes në spitale, respektim të standardeve ndërkombëtare dhe vëmendje të veçantë për secilin pacient – sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.