Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dje në Prishtinë u bë përurimi i udhëzuesit të parë në Kosovë për raportimin e personave me aftësi të kufizuara në media, një dokument që synon të vendosë standarde të reja profesionale në mënyrën se si ky komunitet paraqitet në hapësirën mediatike.
Në njoftim thuhet se doracaku ofron mbështetje për gazetarët dhe mediat në përdorimin e terminologjisë së saktë, gjuhës joofenduese dhe qasjeve gjithëpërfshirëse që shmangin portretizimet nënçmuese, mëshirueşe apo sensacionaliste. Këto forma raportimi, siç u theksua, dëmtojnë perceptimin publik dhe krijojnë barriera në integrimin social të personave me aftësi të kufizuara.
Udhëzuesi është hartuar nga Enver Ulaj, ndërsa është përkrahur nga programi i KCSF “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia. Ai përfshin kapituj për rolin e medias, qasjet profesionale ndaj aftësisë së kufizuar dhe një fjalor të terminologjisë së duhur në gjuhën shqipe.