Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar qytetarët për rrezik të shtuar të vërshimeve në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim, për shkak të parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave.
Në një njoftim zyrtar, KRU Prishtina jep disa masa paraprake për qytetarët:
Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.
Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.
Kompania konfirmon se me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t'u dalë në ndihmë konsumatorëve. Qytetarët duhet të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse për siguri maksimale.