Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rrezikohet ndalja e Linjes 3A në Prishtinë

Vendi  |  18.11.2025 Ora 7:52   

Kompania “Qendra Shpk – Linja 3A” ka lëshuar një thirrje urgjente për reagim, duke bërë të ditur se transporti urban në Prishtinë mund të ndalet për shkak të mos-pagesave nga Komuna e Prishtinës për shtatë muaj rresht. Sipas kompanisë, bllokada e buxhetit ka shkaktuar krizën më të rëndë financiare që nga viti 2006.

Në njoftim theksohet se Qendra Shpk po përballet me qindra mijëra euro detyrime për naftë, paga të punonjësve dhe mirëmbajtje teknike – shpenzime të domosdoshme që tashmë nuk mund të mbulohen. Për shkak të borxheve të akumuluara, kompania thotë se është e detyruar të marrë në konsideratë ndalimin e punës, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë.

Në fund, kompania u bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë aktorëve përgjegjës që të ndërmarrin masa të menjëhershme për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës dhe vazhdimin e pagesave. Sipas tyre, vonesat rrezikojnë seriozisht vazhdimësinë e transportit urban, i cili mbështet çdo ditë mijëra qytetarë të kryeqytetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing