Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rënia e kërkesës për dru rrezikon mbylljen e bizneseve në Prizren

Vendi  |  09.12.2025 Ora 7:45   

Fushat e druve në Prizren këtë dimër po përballen me mungesë të klientëve, pasi një pjesë e madhe e popullatës ka kaluar në ngrohje me energji elektrike ose sisteme alternative. Shitësit raportojnë rënie drastike të qarkullimit, duke e vlerësuar uljen deri në 70 për qind krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas bizneseve të këtij sektori, kërkesa më e ulët dhe mungesa e dokumentacionit të pylltarisë kanë krijuar vështirësi të mëdha për funksionim. Edhe transportuesit e druve njoftojnë për zvogëlim të ndjeshëm të punës, duke theksuar se ngrohja me dru po shndërrohet në mënyrë të rrallë të ngrohjes.

Bizneset paralajmërojnë se nëse situata vazhdon kështu, shumë prej tyre mund të mbyllen pas dekadash pune në këtë sektor tradicional të ngrohjes dimërore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing