Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka zhvilluar dy ngjarje në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, të fokusuara në të drejtën për të vërtetën, drejtësinë dhe mbrojtjen e dinjitetit të familjeve të personave të zhdukur në Kosovë.
Ngjarja kryesore përfshiu një tryezë të rrumbullakët, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e sqarimit të fatit të personave të zhdukur, të drejtat e familjeve brenda Drejtësisë Tranzicionale dhe rolin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Diskutimi u pasua me një sesion pyetje-përgjigje me qëllim forcimin e bashkëpunimit me familjet e prekura. Aktiviteti u mbështet nga Ambasada Zvicerane.
Në vijim u shfaq dokumentari “Hijet”, i cili portretizon jetën dhe angazhimin profesional të Bajram Qerkinajt në kërkimin e së vërtetës për personat e zhdukur. Shfaqja u mbështet nga Ambasada Britanike në bashkëpunim me UNDP-në.