Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Prishtinë zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të Javës së Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme, e cila synon transparencë, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm. Paralelisht, Agjencia për Informim dhe Privatësi organizon konferencën mbi reduktimin e barrës administrative.
Po ashtu, vazhdon Java e Integritetit 2025, e fokusuar në parandalimin e keqpërdorimeve në prokurimin publik. Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen inauguruese, ndërsa INPO publikon raportin mbi anulimet në prokurim publik.
GLPS organizon një tryezë diskutimi për ruajtjen e integritetit në administratën publike, ndërkohë që CSR Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me sektorin privat për politika miqësore për familjen.
Gjithashtu, mbahet një diskutim diplomatik i organizuar nga përfaqësues të IHRC, dhe UNDP së bashku me UNDCO prezantojnë ceremoninë e çmimeve dhe ekspozitën “Vija që Pikturon Rinia”.