Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nga muaji i ardhshëm, paga minimale në Kosovë pritet të rritet nga 350 në 425 euro bruto, sipas njoftimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Megjithatë, komuniteti i biznesit dhe ekspertët e ekonomisë po e kritikojnë vendimin duke e vlerësuar si të nxituar dhe politik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se vendimi është marrë pa analiza të nevojshme dhe pa konsultim me sektorin privat. Edhe drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e cilësoi procesin si pjesë të fushatës zgjedhore.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se rritja e pagës minimale mund të ketë ndikim të kufizuar në treg, pasi shumica e pagave reale në sektorët kryesorë janë tashmë mbi këtë shumë. Sidoqoftë, ata paralajmërojnë për rrezikun e rritjes së informalitetit.
Sindikatat, ndërkohë, konsiderojnë se paga minimale e propozuar nuk mbulon koston reale të jetesës.
Kryeministri në detyrë ka njoftuar se faza e dytë e rritjes do të nisë në korrik, kur paga minimale pritet të bëhet 500 euro. Sipas tij, nga këto ndryshime do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.