Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova drejt rikthimit të prodhimit të municionit pas më shumë se 30 vitesh

Vendi  |  12.12.2025 Ora 7:25   

Kosova pritet që në fund të vitit të ardhshëm ta rikthejë prodhimin e municionit, me plumbat e parë që pritet të mbajnë markën “Made in Kosova”. Fabrika e re, e planifikuar të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, do të jetë pjesë e zonës së ardhshme industriale të qytetit.

Kjo nismë vlerësohet si hap strategjik për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe forcimin e sigurisë. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se prodhimi fillestar do t’i shërbejë ushtrisë, policisë dhe më pas edhe eksportit.

Ish-ushtarakë dhe njohës të sigurisë e konsiderojnë projektin të domosdoshëm, sidomos në një periudhë kur situata e sigurisë në rajon është e brishtë. Sipas tyre, një fabrikë vendore e municionit jo vetëm që rrit pavarësinë mbrojtëse, por kontribuon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky projekt pason marrëveshjen e nënshkruar një vit më parë mes Qeverisë së Kosovës dhe një prodhuesi turk të industrisë ushtarake, që parasheh prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve në përputhje me standardet e NATO-s.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing