Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ngjarjet kryesore të datës 12 dhjetor 2025 në Kosovë

Vendi  |  12.12.2025 Ora 7:28   

Gjatë ditës së sotme zhvillohen disa aktivitete të rëndësishme në kuadër të sektorit publik, civil dhe ekonomik në vend.

Në ora 10:00, INPO publikon raportin “Pavarësia dhe efektiviteti i OSHP-së”, pjesë e Javës Kundër Korrupsionit 2025. Po në këtë orë, Ministria e Mjedisit dhuron mobilie urbane të mençur dhe një eko-ulëse për Save the Children Kosova.

Në 11:00, Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë para zyrave të KEK-ut, ndërsa Instituti Musine Kokalari prezanton treguesit e të drejtave të punëtorëve në Fakultetin Ekonomik nga 11:30 deri 12:30.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ndan çmimet e konkursit “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër” në Bibliotekën Kombëtare në ora 12:00.

Në ora 13:30, IKD mban konferencën “Kostoja e krimit të organizuar dhe korrupsionit te qytetarët”, me rastin e mbylljes së Javës Kundër Korrupsionit.

Nga ora 15:00 deri 21:00, Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë një ushtrim të gjerë sigurie në zonën e Arbërisë në Prishtinë.

Mbrëmja përmbyllet me Gala-n e Odës Ekonomike të Kosovës “The Best of Kosova 2025”, që nis në 18:30.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing