Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ushtrim i përbashkët i sigurisë SHBA-Kosovë sot në Prishtinë

Vendi  |  12.12.2025 Ora 7:27   

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvillon sot një ushtrim të gjerë të menaxhimit të krizave, nga ora 15:00 deri në 21:00.

Ushtrimi fokusohet në koordinimin ndër-institucional dhe reagimin emergjent, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Ambasada thekson se aktivitetet janë vetëm trajnuese dhe nuk lidhen me ndonjë incident të vërtetë.

Gjatë ushtrimit pritet rritje e prezencës policore dhe e stafit të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në disa zona të Prishtinës, si dhe devijime të përkohshme të trafikut, përfshirë mbyllje të shkurtra të rrugëve dhe përdorim të sirenave apo mjeteve të tjera trajnuese.

Institucionet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve dhe respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing