Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bahamas njeh Kosovën: Vendi i 121-të që zyrtarizon marrëdhëniet diplomatike

Vendi  |  19.12.2025 Ora 17:14   
Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh shtetin e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja Vjosa Osmani, e cila e cilësoi këtë si një vendim historik për vendin.
Marrëveshja për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua në kryeqytetin Nasau, në prani të Kryeministrit të Bahamas, Philip Davis, dhe përfaqësuesve të Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët, të dyja palët riafirmuan përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, respektimin e sovranitetit dhe barazisë së shteteve, si dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Kosova dhe Bahamas shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, tregtinë, turizmin, arsimin, kulturën, teknologjinë dhe inovacionin.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing