Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Robert Lewandowski ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga FC Barcelona, duke pranuar se i kanë mbetur vetëm rreth 50 ditë kontratë dhe se e ardhmja e tij nuk është ende e qartë.
Sulmuesi polak, 37 vjeç, tha se po shqyrton opsione të reja, përfshirë edhe një kalim në një ligë më pak të fortë fizikisht, ku do të mund të luante më lirshëm dhe të shijonte fundin e karrierës. Ai nuk e përjashtoi as një transferim jashtë Evropës, me Chicago Fire FC që përmendet si një nga destinacionet e mundshme.
Lewandowski theksoi se ndihet ende në formë të mirë fizike, por po mendon seriozisht për fazën e fundit të karrierës dhe për mundësinë e një ndryshimi ambienti. Gjithashtu, ai pranoi se do të dëgjojë oferta të tjera para se të marrë një vendim përfundimtar, duke lënë të hapur çdo skenar për verën.