Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova drejt aplikimit për SEPA-n, BQK: Mund të kursehen mbi 55 milionë euro në vit

Vendi  |  01.10.2026 Ora 7:41   

Banka Qendrore e Kosovës ka mirëpritur miratimin nga Qeveria dhe procedimin në Kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, një nga hapat e fundit drejt aplikimit të Kosovës për përfshirje në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, SEPA.

Sipas BQK-së, pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi dhe hyrjes së tyre në fuqi, institucioni do të mund të procedojë me aplikimin final, pasi të përmbushen edhe kërkesat e mbetura rregullative.

BQK thotë se ka përfunduar pjesën kryesore të përgatitjeve ligjore, rregullative dhe teknike për këtë proces. Pas ndryshimeve të reja ligjore, pritet të miratohen edhe dy rregulloret e fundit që lidhen me kërkesat për SEPA-n.

Përfshirja në SEPA pritet të ulë kostot e pagesave ndërkufitare dhe, sipas vlerësimeve të BQK-së, të sjellë mbi 55 milionë euro kursime në vit.

Përfitime priten veçanërisht për qytetarët që pranojnë remitanca nga jashtë, si dhe për bizneset, eksportuesit dhe importuesit. Pagesat në euro me vendet e zonës SEPA pritet të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulët.

BQK e konsideron SEPA-n, së bashku me zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta TIPS Clone, si një nga reformat kryesore për modernizimin e sistemit financiar dhe të pagesave në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing