Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe vendeve të EFTA-s

Vendi  |  01.10.2026 Ora 7:46   

Nga sot, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s: Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit.

Me rastin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, sot pritet të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, përmes pikës kufitare në Dheu të Bardhë, nga ora 13:00.

Marrëveshja synon të lehtësojë shkëmbimin tregtar dhe të krijojë rregulla më të qëndrueshme për bizneset e Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. Ajo përfshin heqjen e barrierave tarifore dhe lehtësimin e tregtisë për produktet industriale dhe bujqësore të përpunuara.

Parashikohen gjithashtu procedura më të thjeshta për rregullat teknike, sanitare dhe fitosanitare, me qëllim reduktimin e pengesave në tregti.

Negociatat për marrëveshjen nisën në qershor të vitit 2022 dhe përfunduan në shtator 2024. Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht më 22 janar 2025.

Për zbatimin e saj janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing