Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Prishtinë sot mbahet protesta e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta nis në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu”, nën moton “Jo në emrin tim”. Organizatorët kanë ftuar qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës t’i bashkohen tubimit.
Përfaqësuesit e platformës kanë thënë se protesta synon të shprehë qëndrimin qytetar ndaj aktgjykimit dhe kërkesën e tyre për drejtësi. Ata kanë kërkuar gjithashtu nga Qeveria dhe Kuvendi që të procedojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Data e protestës lidhet simbolikisht me 1 tetorin e vitit 1997, kur u zhvillua protesta studentore në Prishtinë. Organizatorët kanë njoftuar se protesta të tjera pritet të zhvillohen edhe jashtë Kosovës, ndërsa më 10 tetor është paralajmëruar një tubim në Bruksel.