Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Meant To Be” thyen rekord në “Hot Country Songs Chart” në Billboard

Muzikë  |  24.07.2018 Ora 11:21   
Kënga “Meant To Be” nga këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe grupi i njohur amerikan “Florida Georgia Line” që kur depërtoi në toplistën e Billboard “Hot Country Songs”, në dhjetor të vitit 2017, për 34 javë rresht ka qëndruar në mesin e këngëve më të popullarizuara të zhanrit country, në të shumtën e herave duke qëndruar në krye të listës, shkruan Radio Plus.

Ky fakt ka bërë që “Meant To Be” të arrijë rrekordin e këngës "Body Like a Back Road" nga Sam Hunt, e cila gjatë vitit 2017 për 34 javë resht renditej “Hot Country Songs Chart” si kënga me popullarizuar Contry.

Ky sukses e ka emocionuar mjaft shumë Bebe Rexhën e cila gëzimin e saj e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetin social Instagram.

“Meant To Be” ishte diçka e papritur. Nuk mendoja asnjëherë se një vajzë nga Neë Yorku që është rritur me muzikë pop, do të përfshihej në botën e muzikës country. Për këtë gjën më duhet të falënderoj bashkëpunuesit e mi “Florida Georgia Line” që kanë hapur botën time dhe më mësuan të besoja. Jam e lumtur që mund të bëjë muzikë që më jep mundësi të shtyjë limitet dhe veten time. Jam e lumtur për të gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i muzikës country. Nuk mund ta përjetoja asnjëherë këtë moment nëse nuk do t’u jepja nderimet e mia këngëtarëve të muzikës country që kanë ndikuar tek unë si: Johnny Cash, Dolly Parton, Taylor Swift, Carrie Underëood dhe shumë të tjerë. Kjo do të thotë të shkruash me gjithë zemër dhe të thyesh barrierat”, ka shkruar Bebe Rexha. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing