Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Eneda Toska, shqiptarja e shpallur “Shkencëtarja e re e vitit” për kërkimet rreth kancerit

Shëndeti  |  28.04.2023 Ora 8:15   

Një javë më parë shqiptarja nga Vlora, Eneda Toska e cila jeton dhe vepron në Amerikë u shpërblye me një çmim prestigjioz.

35-vjeçarja u shpall shkencëtarja e re e vitit për kërkimet rreth kancerit nga shoqata më e madhe në botë për hulumtime rreth kancerit.

Toska me këtë çmim u nderua për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e saj në këtë fushë, ku aktualisht e njëjta është profesoreshë-asistente dhe hulumtuese në Departamentin e Onkologjisë në Universitetin “Johns Hopkins” në ShBA, njofton Klan Kosova.

Çmimi ju nda bazuar në disa hulumtime jetike që i ka bërë Toska si ato: Pse disa tumore zhvillojnë metastaza? Pse disa tumore nuk funksionojnë ndaj terapive dhe disa të tjerë po, përfshirë këtu më të rëndësishmen zbulimin e kombinimit të disa ilaçeve ekzistuese të cilat kanë rezultuar në jetëgjatësi tek të prekurit me kancer të gjirit.

Eneda Toska  thotë se synimin e ka mjaft të qartë, luftën për të gjetur sa më shumë kura ndaj kancerit të gjirit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing